Veseli kthehet në ulësen e tij, jo edhe deputetët e partisë së tij

E publikuar: 09/09/2017 17:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është kthyer në ulësen e tij në Kuvend.

Ndonëse Veseli ka mbërritur, deputetët e tij nuk janë në sallë, për dallim nga ata të LA-së e LVV-së që janë në Kuvend.

Por, ata që mungojnë nga deputetët e Listës Serbe pa të cilët i mandatuari që të formojë Qeverinë, Ramush Haradinaj, nuk do të mund t’i sigurojë votat e mjaftueshme, raporton Koha.net.

Ishte kërkesa për mocion nga LVV, e cila u mbështet edhe nga LA, për të shkuar menjëherë në votim, gjë që bëri që Kuvendi i Kosovës të shkojë në më shumë se 30 minuta pauzë.