Kjo seancë është thirrur me një pikë të rendit të ditës: për të votuar Qeverinë e ardhshme të vendit.
Ndonëse në fillim deputetët e PDK-së mungonin, ata më vonë kanë mbërritur në sallë, raporton Koha.net.
Koalicioni PAN, me marrëveshjen e nënshkruar me AKR-në, ka arritur të mbledh 62 deputetë në të cilët bazohej për të votuar Qeverinë Haradinaj.
Mirëpo, pak minuta më parë, deputeti i Nismës, pjesë e koalicionit PAN, ka deklaruar se nuk do ta votojë Qeverinë Haradinaj.















