Prap dikujt po i pengon KF Gjilani!

E publikuar: 09/09/2017 00:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nga Nderim Isufi

Pse veq ndaj Kf (Sc) Gjilanit referohet kështu?!

Të nderuar dashamirë të futbollit, e nderuara FFK dhe shoqat e referave.

Për këto tri xhiro Gjilani po dëmtohet rënd nga referat, këto dëmtime, po duam ta dim, a janë me ndonjë skenar, apo është pa aftësi e referit?

Nëse është pa aftësi e referit, atëher të ndermarim masa e të gjejem refer në rajon, vetem e vetem të mos dëmtohet klubet.

Por nëse është skenar i pregaditun nga faktor të ndryshem, ather ne munde të bëjmë një ankes në UEFA për këtë fenomen që po ndodh.

Ja disa nga rastet e dëmtuara ndaj Gjilanit:

Në xhiron e parë në Gjilan, Gjilani vs Besa, referi kryesor ndau 6 kartona të verdh pa kurrfarë nevoje, vetëm e vetem, që në tre derbit e rradhës që i ka Gjilani, me Trepçen’89, Prishtinën, dhe keta fqinjët tanë, që të mos jet i kompletuar 100% për keto ndeshje, e gjithë kjo na len të kuptojm se dikush ka tendenc, dhe skenar të pregaditun ndaj Gjilanit.

Në xhiron e dyt Gjilani vs Feronikeli, lojtari i Gjilanit Zgjim Mustafa, pas një dueli me lojtarin e Feronikelit, këput legamentin dhe referi hesht, nuk e ndëshkon farë me karton!

Në xhiron e tretë në Podujevë Llapi vs Gjilani, prapë referi dha kartona pa kurë farë nevoje, dhe nuk e akurdoi një penalti klasike( ketu faleminderojem Llapin për mikpritje).!!

Krejt çka po du të them është kjo ju lutem të lartpermendur, ndërmerrni masa, ndaj këtyre skenarëve sepse këto gjera nuk na qojen askund aq ma pak kur tash jemi pjesë e shtepisë Evropiane të futbollit.

E nderuar federtat, e nderuar shoqat e referave, mos na përkujtoni vitin 1999-2000, dhe 2000-2001, kur Gjilanit titullin e kampionat ja muar FFK, me Prishtinën me 100000000 miljon skenare dhe dallavere të pista.

Të nderuar drejtor të klubit, Sevdail Robelli, Naser Ajeti, i nderuar kryetar Florim Zuka, reagoni si klub, bëjeni njē ankes që gjera të tilla tendencioze mos të përseriten më….

N.I