Drejtori i Telekomit mohon se do të jetë ministër në Qeverinë Haradinaj

E publikuar: 08/09/2017 23:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lajmi i botuar në disa media se Agron Mustafa do të jetë ministër i Financave doli të jetë i pavërtetë. Së paku kështu thotë vet drejtori i Telekomit.

Mustafa për Gazetën Express ka mohuar se ai është ndër opsionet për të udhëhequr financat në Qeverinë e ardhshme.

“Mund të them se është vetëm spekulim. Nuk ka diçka të vërtetë dhe nuk jam pjesë e bisedimeve për diçka të tillë”, ka thënë Mustafa.

Deri më tani AKR dhe Nisma kanë konfirmuar emrat që do të drejtojnë ministritë që iu takojnë këtyre subjekteve, ndërsa Partia Demokratike ka shtyrë publikimin e listës së gjashtë ministrave për nesër në orën 14:00.

Në orën 16:00 është thirrur seanca ku pritet të votohet Qeveria në krye me Ramush Hardinajn.