Kelmendi: Individët që nxisin ikjen e qytetarëve duhet të dënohen rëndë dhe të pështyhen në shesh

E publikuar: 08/09/2017 22:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ditëve të fundit u raportua më të madhe se Stacioni i Autobusëve në Prishtinë sërish është bërë qendër e nisjes së kosovarëve drejt Beogradit, e më pas në drejtim të Hungarisë. Mirëpo, sipas policisë dhe zyrtarëve të Stacionit të Autobusëve në Prishtinë, kanë qenë grupe të caktuara kriminale që kanë ndjellë ikje.
Për këtë çështje ka reaguar publicisti dhe gazetari Adriatik Kelmendi, i cili thotë se individët që nxisin ikjen e qytetarëve duhet të dënohen rëndë dhe “të pështyhen në shesh”.

Ky është postimi i plotë i tij:

Nese del e vertete se ka individe ose grupe te organizuara qe inskenojne, nxisin ose fasilitojne qytetaret t’ia mesyejne ilegalisht Hungarise, per çfaredo perfitimi (siç u tha ne nje raport te KTV-se) – do te duhej te ndeshkoheshin me denimet me te medha te mundshme.

Por jo pa i nxjerre paraprakisht ne mes te sheshit qe te peshtyhen nga qytetaret! S’ka poshtersi me te madhe se perfitimi me mjerimin e tjetrit.