Komandanti i Komitetit Ushtarak i NATO-s, Peter Pavel, dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë ruse, Valeriy Gerasimov, janë takuar në Baku për të biseduar për sigurinë botërore dhe ushtrimet ushtarake ruse “Perëndimi 2017”.
Ata kanë shkëmbyer mendimet mbi situatën në fushën e sigurisë ndërkombëtare në Evropë dhe Lindje të Afërt.
Gerasimov ka raportuar se ushtrimi “Perëndimi 2017” do të jetë me karakter mbrojtës dhe rutinë dhe nuk do të jetë i drejtuar kundër vendeve të treta.
Gerasimov gjithashtu ka theksuar se qëllimi kryesor i ushtrimit është që ta ruajtur sigurinë e Rusisë dhe Bjellorusisë, lajmëron agjencia TASS dhe transmeton gazetametro.net.
Takimi vjen pas bisedës telefonike të bërë me 3 mars të këtij viti, e që ishte kontakti i parë në nivelin e lartë në mes të NATO’s dhe Rusisë, pasi që janë ngrirë marrëdhëniet në prill 2014 për shkak të situatës në Ukrainë.