Ndërsa, Radio Televizioni i Serbisë raporton se eksodi i kosovarëve drejtë Evropës ka filluar, për shkak të problemeve të shkaktuar nga politika dhe të rinjtë ndihen pa perspektivë, pa shpresë për jetë.
Bile, RTS ka edhe citatet të këtij llojit, “U bëj thirrje të gjithëve të largohen nga Kosova, pasi këtu nuk ka përshpejtivë”, gjoja që ka thënë një qytetar i Prishtinës, shkruan Lajmi.net.
Pastaj i referohet një pasagjeri tjetër që nuk ia thotë emrin vetëm e citon, “Pa punë nuk ka asgjë. Ikim në Hungari i lëmë familjet, rrezikojmë jetën por kështu nuk jetohet këtu.”
Ngjashëm kanë raportuar edhe agjencia e lajmeve serbe Tanjug, telegrafi, beta e të tjera.
Raportime të ngjashme pati edhe nga disa media kosovare, mirëpo policia e Kosovës dhe menaxhmenti i stacionit të autobusëve e kanë demantuar lajmi se ka eksod.


















