Sekuestrohen 28 ton drogë brenda 9 muajsh

E publikuar: 07/09/2017 17:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nga janari i 2017 e deri më sot në rajonin e Puglias janë sekuestruar rreth 28 tonë marijuanë e trafikuar përmes detit kundrejt 22 tonë marijuanë të sekuestruar përgjatë gjithë vitit 2016.
Shifrat u bënë me dije gjatë konferencës së sotme për shtyp nga Policia Financiare italiane.
Operacionet më të rëndësishme më 2017 janë ekzekutuar në provincën e Foxhias, ku gjatë orëve të fundit u sekuestruan rreth 4 tonë marijuanë e u arrestuan 3 skafistë shqiptarë, shkruan Oranews.tv.
Deri tani janë arrestuar 35 skafistë dhe 20 bashkëpunëtor të grupeve kriminale.
Sekuestrimet me te bujshme
Disa nga sekuestrimet më të bujshme të drogës së trafikuar përmes detit nga Shqipëria drejt Italisë, në ujërat e provinëcës së Foxhas janë;
– 13 mars 2017. Roja bregdtare e Financa italiane sekuestron në ujërat e Garganos një gomone me 814,60 kg marijuanë e arreston 2 skafistë shqiptarë.
– 1 prill 2017 Policia Financiare italiane sekuestron në ujërat e Garganos gomonen me 591 kg mariajunë dhe arreston 2 skafistë shqiptarë.
– 15 maj 2017 Policia Financiare sekuestron në ujërat e Garganos gomonen me 1710 kg marijuanë dhe arreston 2 skafistë shqiptarë.
– 17 maj 2017 Policia Financiare italiane sekuestron në brigjet e plazhit San Menaio – Valle Calenella, në territorin e Garganos, një goomone të braktisur dhe 2204 kg marijuanë.
– 3 gusht 2017 Policia Financiare italiane sekuestron në gjirin e Vieste, gomonen me 2262 kg marijuanë e arreston 2 skafistë shqiptarë.
– 6 shtator 2017 në ujërat e Garganos policia Finaniare italiane sekuestron 3992 kg marijuanë dhe arreston 3 skafistë shqiptar.