SHPQK kundërshton drejtimin e MB –së, nga Lista Serbe

E publikuar: 07/09/2017 15:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shoqata e Prodhuesve të Qumështit të Kosovës (SHPQK) përmes një komunikate për media, ka reaguar në lidhje me ndarjen e posteve ministrore dhe konkretisht për Ministrinë e Bujqësisë, që në bazë të marrëveshjes me koalicion PAN, është thënë se I takon Listës serbe, shkruan infosot.

“Pas zhvillimeve të fundit në lidhje me ndarjet e dikasterëve ministrore ne si Shoqata të Prodhuesëve dhe Përpunuese të
Qumështit (SHPQK/SHIQK) jemi të brengosur që Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR-a) ti ndahet a po të udhëheqet nga Minoritetet.

Kjo brengë është prezent tek fermerët prodhuesit dhe përpunuesit të Qumëshit të cilët këtë e kanë adresuar tek ne si përfaqësues të tyre.

Prandaj duke marr parasysh rëndësinë vitale të këtij sektori, i cili është ndër sektorët strategjik dhe promoter i zhvillimit ekonomik kërkojmë nëpërmejt mediave elektronike dhe të shkruara që këtë vendim ta rishqyrtojnë edhe njëherë.

Ne si prodhues dhe përpunues të qumështit kërkojmë që kjo pakënaqësi e jona të merret parasysh nga organet kompotente”, thuhet në reagimin e SHPQK –së./infosot/