Deputetja e LVV, Albulena Haxhiu, pas ndërprerjes së vazhdimit të seancës konstitutive nga Adem Mikullovci, ka thënë para medieve se PANA po bën pazare me institucionet e Kosovës.
“Janë 3 muaj që kur kanë përfunduar zgjedhjet e ende nuk janë formuar institucionet, kjo ishte hera e shtatë që ne po tentojmë formimin e tyre por edhe sot dështoi, kjo për shkak të mungesës së PAN-it dhe AKR-së”, ka thënë ajo.
Ajo tutje ka thënë se “Dreka e 3 gushtit të Enver Hoxhajt, ka mbetur pa ngrënë”, duke shtuar se koalicioni PANA po bën pazare me qytetarët e vendit dhe kabinetin qeveritar.
Haxhiu ka shtuar, se do të jenë të pranishëm sa herë të thirret seanca konstitutive, por do ta kundërshtojnë gjithmonë Kadri Veselin.