Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti pas shtyrjes së seancës konstitutive të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se ajo është bërë për shkak të pazarllëqeve të ulëta të PANA-s.
“Ne si grup parlamentar morëm pjesë në seancë, PAN-i me AKR-në fillimisht kërkoi që seanca të mbahej në orën 10:00, pastaj u shty për orën 11:00 dhe për shkak të pazareve të ulëta duhet të shtyhet edhe më tutje seanca konstitutive”, ka thënë Hoti.
“Kjo është dita më fatkeqe për Kosovën. Këtu nuk ka asgjë politike, por vetëm pazare të ulëta të PANA-s”.
















