Ende nuk ka filluar seanca konstitutive, PANA nuk janë të pranishëm

E publikuar: 07/09/2017 11:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Adem Mikullovci, kryesuesi i Kuvendit të Kosovës është i pranishëm në sallën e Kuvendit të Kosovës, gjithashtu edhe deputetët e LA dhe LVV.

Në sallë mungojnë PANA dhe minoritetet.

Në këtë seancë pikë e vetme e rendit të ditës është zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

I pranishëm është edhe Behgjet Pacolli i AKR-së i cili së fundi iu bashkua PAN-it, dhe deputeti Korab Sejdiu, tashmë deputet i pavarur pasi ka dhënë dorëheqje nga AKR.