Kuvendi njofton për seancën, në rend dite vetëm zgjedhja e kryeparlamentarit

E publikuar: 06/09/2017 23:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kuvendi Kosovës ka njoftuar edhe zyrtarisht për seancën që do të mbahet nesër. Në njoftimin e Kuvendit bëhet e ditur se në rënd të ditës është vetëm zgjedhja e kryeparlamentarit. Seanca do të nis në orën 11:00.

“Me kërkesë të kryesuesit të seancës konstituive të Legjislaturës VI, Adem Mikullovci,të enjten, më 7 shtator 2017, mbahet vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Rendi i ditës: Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.