Kolegji ISPE, pjesë e projektit ndërkombëtarë Gjermano-Francez

E publikuar: 06/09/2017 14:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në ambientet e Kolegji ISPE sot u organizua një takim informues me studentë të profileve të ndryshme, rreth projektit ndërkombëtarë Gjermano-Francez i cili implementohet nga organizata Education Unlimited në bashkëpunim me Europazentrum Baden-Württemberg, mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Landit Gjerman Baden-Württemberg dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës.

Projekti në fjalë parashihet të zgjasë për një periudhë 3 vjeqare, gjatë kësaj kohe studentët e Kolegjit ISPE do të kenë mundësinë të jenë pjesë e ligjeratave dhe vizitave studimore të cilat do të zhvillohen në Stuttgart të Gjermanisë, ku do të njihen me idetë federaliste të Landit të Baden-Württemberg-ut dhe për rëndësinë që ka BE-ja në raport me një shtet federal.

Vizita tjetër planifikohet të jetë në Strasbourg të Francës, ku do të vizitohen institucionet e rëndësishme si; Parlamenti Evropian dhe Këshilli i Evropës.

Qëllimi i këtij projekti është të kuptuarit se a mund të shërbejë pajtimi midis Gjermanisë dhe Francës pas Luftës së Dytë Botërore si një model pajtimi për vendet e Evropës Juglindore?

Kerstin Zielosko-Labonte, përfaqësuese e këtij delegacioni, nga Gjermania ndër të tjera, është ndaluar tek bashkëpunimi i konsullatës kosovare në Gjermani.

Sipas saj, mes Kosovës dhe Gjermanisë ka pasur bashkëpunim të vazhdueshëm.

“Nxënësit tanë kanë bashkëpunuar me nxënësit kosovare. Për këto bashkëpunime është dashur të pajtohet edhe Qeveria e Kosovës. Në shator të vitit të kaluar kemi nënshkruar marrëveshje me Ministrinë e Arsimit për të vazhduar bashkëpunimin, i cili tashmë vazhdon edhe me universitetet në Kosovë”.
Zielosko-Labonte ka thënë, se Franca, Kosova, Gjermani dhe Moladavia kanë bashkëpunuar për këtë projekt që t’u ndihmojnë studentëve kosovarë.

Më tej, Ndina Rubbert, përfaqësuese e asociacioni bashkëpunues, ka sqaruar studentët për tre sesionet ligjëruese të cilat do t’i ndjekin ata.

Projekti në fjalë është vazhdimësi e traditës së bashkëpunimit ndërkombëtar dhe shkëmbimit të përvojave me organizata dhe univerzitete evropiane si: Univerziteti i Bremenit, Univerziteti i Regensburgut, Univerziteti i Heidelbergut dhe Univerziteti i Zwickaut. Studime Evropiane për të Ardhme Evropiane!