Bie për 10-15 % numri i “turistëve patriotikë”

E publikuar: 06/09/2017 08:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rënien e numrit të turistëve nga Kosova në Shqipëri e pranon edhe Unioni Turistik Shqiptar, shkruan sot Koha Ditore.

Por, sipas kreut të këtij unioni, Rrahman Kasa, rënia e numrit të turistëve nga Kosova është si shkak i pamundësisë së akomodimit, pasi shumë nga hotelet dhe resortet në Shqipëri këtë sezon janë të bllokuara me turistë nga Evropa.

Kasa tha se gjatë këtij viti është evidencuar një rënie e turistëve nga Kosova dhe nga trojet e tjera shqiptare me 10-15% krahasuar me vitin 2016.