Vazhdon ikja e qytetarëve të Kosovës drejt vendeve të BE-së (Video)

E publikuar: 06/09/2017 00:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qytetarë të shumtë janë parë edhe sonte tek stacioni i Autobusëve në Prishtinë, të cilët kanë mësyer vendet e Bashkimit Evropian përmes Serbisë.

Madje, për dallim nga ditët e kaluara, sot është parë një numër më i madh i qytetarëve të cilët po presin në radhë për të marrë rrugë drejt BE-së përmes autobusëve të linjës Prishtinë- Beograd, shkruan Indeksonline.

Se ka filluar një eksod i ri është raportuar edhe ditë më parë, megjithatë Policia e Kosovës sot gjatë ditës ka raportuar se pas disa analizave kanë konstatuar se në Kosovë nuk ka eksod të ri. Mirëpo, këto pamje tregojnë krejt të kundërtën./Indeksonline/