Familja Rugova në rendin e parë në shugurimin e Katedrales

E publikuar: 05/09/2017 11:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Familja e ish-presidentit Ibrahim Rugova, tashmë i ndjerë, janë duke marrë pjesë në shugurimin e Katedralës “Nënë Tereza”.

Familjes Rugova i është ofruar një vend i veçantë në shenjë nderimi, me ç’rast bashkëshortja e tij, Fana Rugova, bashkë me të bijën Teutën dhe dy djemtë Ukën e Mendimin, kanë zënë vendet qysh në rendin e parë, në mesin e qindra pjesëmarrësve.

Ndërkohë, në këtë ceremoni po merrin pjesë edhe komandanti i KFOR-it, si dhe shumë politikanë të tjerë, përfshirë këtu të nominuarin për kryeministër nga PAN, Ramush Haradinaj. /zëri/.