Zëdhënësi i AAK-së, Muharrem Nitaj ka thënë që kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli i ka dërguar një letër kryesisë së AAK-së ku ka treguar që do të bëjë marrëveshje me Ramush Haradinaj
“Pacolli ka dërguar një letër ku deklaron hapur se do të lidhë marrëveshje bashkëqeverisëse me Ramush Haradinajn”.
“Mund të thuhet se marrëveshja mes AKR dhe PAN-it duhet parë si një fakt të kryer”.
“AKR do të bëjë marrëveshje dhe ta mbështesë zotin Haradinajn dhe kjo marrëveshje tashmë është e kryer”, ka thënë Nitaj gjatë një lidhje direkte në emisionin Info Magazine në Klan Kosova.
















