Takim mes VV-së dhe LDK-së

E publikuar: 04/09/2017 15:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një takim është duke u zhvilluar mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së brenda në Kuvend.

Këtë e ka bërë të ditur për Koha.net, Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Shkodran Hoti.

Nga Lëvizja Vetëvendosje po marrin pjesë Dardan Sejdiu dhe Besnik Bislimi, nga LDK-ja po merr pjesë Avdullah Hoti dhe nga Alternativa Ilir Deda.

Pak më parë, Behgjet Pacolli pas një takimi me kryetarin e LDK-së Isa Mustafa, ka deklaruar se partia e tij AKR ka braktisur koalicionin LAA.