I dërguari i posaçëm i Papa Françeskut për shugurimin e Katedrales “Nëna Terezë” në Prishtinë, kardinali shqiptar Ernest Simon ka qëndruar sot në Kosovë.
Gjatë një konference për media në rezidencën e Ipeshkivisë së Kosovës, kardinali është pyetur nga gazetarët se a pritet ta njoh Vatikani shtetin e Kosovës, shkruan arbresh.info.
Simon ka refuzuar të flasë në lidhje me këtë duke thënë se nuk ka ardhur në Kosovë për atë çështje dhe nuk ka njohuri në këtë drejtim.
Përgjigjen e tij të plotë mund ta dëgjoni në transmetimin LIVE që arbresh.info i ka bërë konferencës së tij.
















