Para pak minutave është raportuar për arritje përfundimtare të marrëveshjes në mes partisë AKR dhe koalicionit PAN.
Një gjë e tillë është raportuar pikërisht nga televizioni publik, RTK. Por një gjë e tillë del të jetë e pavërtetë.
Madje sipas AKR-së këto janë informacione të rreme.
I kontaktuar nga Indeksonline, sekretari i AKR-së, Rrahim Pacolli ka bërë të ditur se as nuk ka pasur një takim me PAN-in dje, as sot dhe as që do të ketë një marrëveshje të tillë në ditët në vazhdim.
Madje sipas Pacollit, të gjitha këto janë gënjeshtra.
“Jo nuk ka pas takim, as dje as sot. Këto informacione janë të rreme, as nuk do të ketë një marrëveshje të tillë në ditët në vazhdim”, ka thënë Pacolli.
Gjithashtu ky i fundit njësoj si bashkëpartiaku i tij, Fatmir Makolli kanë thënë për Indeksonline se i pari i AKR-së, Behgjet Pacolli as nuk ka qenë në Kosovë përgjatë këtyre dy ditëve dhe se ai i është i vetmi që mund të bëjë një marrëveshje të tillë.
“I vetmi që arrin marrëveshje edhe Behgjet Pacolli. Dhe një marrëveshje e tillë nuk është arritur. Në rast se do të arrihej ai do ta bënte publike”, ka thënë Fatmir Makolli.
Ndryshe vendi ka mbetur pa formim të institucioneve që nga zgjedhjet e 11 qershorit dhe PAN vazhdon që të kërkojë shtyrje të mbajtjes së seancave të Kuvendit të Kosovës, ku edhe duhet propozuar emri për të parin e Kuvendit./Indeksonline/
















