Përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaki ka thënë se ndeshja kundër Kroacisë ka qenë e vështirë ashtu siç e ka pritur, prandaj edhe koncentrimi ka qenë më i madh në repartin e mbrojtjes.
“Për neve koncentrimi në mbrojtje ka qenë i domosdoshëm duke ditë se kemi përballë Kroacinë”, ka thënë Bunjaki para gazetarëve, njofton Klan Kosova.
Ai ka thënë se e ka ditur që në këtë ndeshje nuk do të mund që të krijojnë shumë raste.
“Normalisht në aspektin taktik kjo është ndeshja jonë më e mirë”, ka shtuar ai.
Bunjaki ka thënë se është e dhimbshme që pranuan golin në 15 minutat e fundit të takimit.
“Personalisht mendoj se performanca ka qenë në nivel të lartë”, ka shtuar Bunjaki.