Rrezikon të shtyhet ndeshja ndeshja Kroaci – Kosovë

E publikuar: 02/09/2017 15:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ndeshja ndërmjet Kroacisë dhe Kosovës, e vlefshme për kualifikimet e Botërorit, e paraparë të zhvillohet në “Maksimir” rrezikon të shtyhet.

Burime brenda FFK-së kanë thënë për KTV-në se ndeshja rrezikon të shtyhet për shkak të reshjeve të mëdha të shiut.

Stadiumi “Maksimir” në Zagreb, në të cilën është paraparë të zhvillohet takimi, e ka drenazhimin e dobët dhe nëse vazhdojnë të reshurat atëherë ndeshja mund të shtyhet për nesër.

Takimi ndërmjet Kroacisë dhe Kosovës do të duhej të niste sonte në ora 20:45.