Më 18 shtator Gjykata e Apelit nis shqyrtimin e ankesave të studentëve të dënuar për shitblerje notash e regjistrime ne Universitetin e Prishtinës.
Shqyrtimi i ankesave nis rreth dhjetë ditë para se t’u parashkruhet vepra penale për të cilën ka marrë dënim në shkallën e parë njërit nga të dënuarit në këtë grup, Kushtrim Morina, shkruan sot Koha Ditore.
Gjykata e Apelit nuk ka kthyer përgjigje nëse do të arrijë të përfundojë rastin para fillimit të tetorit, kur edhe bëhet parashkrimi absolut i veprimeve inkriminuese për këtë të dënuar.
Avokati, Asdren Hoxha që është i angazhuar në këtë rast ka konfirmuar se e kanë marr ftesën për datën 18 shtator