Kulla e “Eiffel” është evakuuar pasi policia ka njoftuar se ka rrezik për një sulm në këtë zonë, shkruan The Sun.
Hapësira përskaj kullës është zbrazur dhe është rrethuar, derisa policia bashkë me qentë e tyre kanë inspektuar zonën.
Fotografi nga vendi i ngjarjes tregojnë pamje të një numri të madh të policisë në vendin më ikonik në Parisë.
Policia ende nuk ka lëshuar një njoftim zyrtar, por The Sun ka kontaktuar me një turist britanik dhe ai ka pohuar se stafi i kullës i kanë thënë se policia ka arrestuar një person.
Sipas të njëjtit dëshmitar një person me sjellje të dyshimta ishte parë në katin e dytë të kullës./Klan Kosova/























