Mbajtësi shqiptar, Shkodran Mustafi refuzoi transferimin nga Arsenali në Inter.
Interi kishte arritur marrëveshje me Arsenalin për transferimin e Shkodran Mustafit. Por, ky i fundit refuzoi kalimin te Nerazzurrët.
Këtë e ka konfirmuar drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio për mediat italiane pas mbylljes së afatit kalimtar.
“Ne arritëm marrëveshje me Arsenalin por Mustafi refuzoi transferimin në Inter”, deklaroi Ausilio. /Express/