FBI ka nisur kërkimet për dy gra që ishin të veshura si murgesha dhe tentuan të vidhnin bankën në Pennsylvani.
Mediat e huaja raportojnë se incidenti ka ndodhur në bankën Citizens pranë Tannersville.
Policia njoftoi se dy gra të veshura si murgesha hynë në bankë dhe i drejtuan armën njërit prej punonjësve. Ai aktivizoi menjëherë një alarm, i cili i frikësoi femrat duke i bërë të largohen me shpejtësi, transmeton oranews.tv.
Është e paqartë nëse ato arritën aty me këmbë apo kishin ndonjë mjet që i priste, por hetimet po vazhdojnë.


















