Lutfi Haziri tregon për dallimet me VV’në për një koalicion të mundshëm (Video)

E publikuar: 29/08/2017 20:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Thotë të jenë pajtuar në parime për formatin e punës.

“Ne jemi marrë vesh në parime për punën edhe formatin e punës që do ta shtyjmë përpara. Natyrisht që jemi pajtu që ekipet tona të punojnë në përafrimin e politikave sektoriale”, tha Haziri.

Ka përsëritur sërish kërkesat e LDK’së për njohjen e rolit të Ibrahim Rugovës dhe dosjet e Isa Mustafës.

 

“Unë e kam përmend edhe më herët edhe rolin e Ibrahim Rugovës si themelues i këtij shteti, ne kërkojmë një qartësi nga VV për figurën e tij”.

“Është çështja e dosjeve karshi Isa Mustafës si kryetar i Komunës së Prishtinës por këtu ka rol edhe prokuroria”, tha ai.

Ai është optimist se dallimet e tilla do të tejkalohen.