Shkencëtarët bien dakord: Ja dhe sa vite jetë i ka mbetur njerëzimit

E publikuar: 29/08/2017 10:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përgjatë shekullit të kaluar njerëzimi ka bërë shpikje të mëdha.

Ne mësuam të fluturojmë, të ndërtojmë makineri të mëdha, kurojmë sëmundje dhe zhvillojmë kompjuterët, internetin dhe pajisjet e zgjuara.

Në të njëjtën kohë ne kemi shkaktuar edhe shkatërrime në Tokë, në formën e luftërave dhe ndryshimeve klimatike.

Tani, shkencëtari më i njohur në botë, Stephen Hawking, mendon se ne kemi vetëm 100 vite për të arritur tek fundi i botës. Ai thotë se nëse duam të vazhdojmë jetën duhet të gjejmë mënyrat për të lënë Tokën për të tjerë planetë deri atëherë, transmeton TvKlan.

Mirëpo, kjo nuk është hera e parë që shkencëtari ka parashikuar fundin. Në vitet e fundit ai ka paralajmëruar rrezikun e Super Inteligjencës Artificiale, e cila sipas tij do t’i jepte fund njerëzimit.

Detajet e më tejshme rreth parashikimeve të Hawking për fundin e botës brenda 100 viteve të ardhshme do të bëhen publike në një dokumentar të BBC-së që do të transmetohet më 15 qershor.

Në këtë dokumentar shkencëtari i njohur këshillon se njerëzit duhet të bëjnë çmos të kthehen në qenie multi-planetare brenda një shekulli, në mënyrë që të mbijetojnë.

Ai shpjegon se ditët e njerëzve në tokë janë të numëruara për shkak të ndryshimeve klimatike, goditjeve të asteroideve, epidemive dhe mbipopullimit.

A ka mënyrë për të mbijetuar? Duhet të ndryshojmë planet, madje shpejt. Shumë gjera mund të ndodhin një shekulli dhe ne kemi provuar se jemi në gjendje të zbulojmë dhe zhvillojmë shumë gjera brenda 100 viteve. Por, a mund të udhëtojmë drejt planetëve të tjerë brenda kësaj kohe?

Themeluesi dhe CEO i “Tesla” dhe “SpaceX”, Elon Musk mendon se po dhe ai ka hartuar tashmë planet që kjo të ndodhë. Destinacioni në mendjen e tij është Marsi. Ai parashikon që brenda vitit 2025 njerëzit të arrijnë në “planetin e kuq” ndërsa brenda vitit 2033 të kemi koloninë tonë të parë atje. Përveç iniciativave private ka edhe programe të tjera për të arritur atje, NASA dhe Kina po punojnë me misionet e tyre për në Mars.