KQZ nesër asgjëson materialin zgjedhor

E publikuar: 28/08/2017 18:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përmes një njoftimi ka treguar se nesër, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të fillojë asgjësimi/shkatërrimi i materialit zgjedhor të Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës që u mbajtën më 11 qershor 2017.
E pranishme do të jetë edhe kryetarja e KQZ-së Valdete Daka.

Asgjësimi dhe shkatërrimi i materialit zgjedhor do të bëhet nesër, datë 29 gusht, në orën 10:00 në Qendrën e Numërimit të Rezultateve.