Policia Kufitare e Kosovës ka ndaluar një person nën dyshimin se ka tentuar të udhëtojë nga Aeroporti i Prishtinës për në Hanover. Sipas Policisë, gjatë kontrollit të dokumenteve i dyshuari ka prezantuar një pasaportë serbe, që dyshohet se i përket dikujt tjetër. Të dyshuarit i është anuluar fluturimi dhe rasti vazhdon në procedurë te rregullt. […]Policia Kufitare e Kosovës ka ndaluar një person nën dyshimin se ka tentuar të udhëtojë nga Aeroporti i Prishtinës për në Hanover.
Sipas Policisë, gjatë kontrollit të dokumenteve i dyshuari ka prezantuar një pasaportë serbe, që dyshohet se i përket dikujt tjetër.
Të dyshuarit i është anuluar fluturimi dhe rasti vazhdon në procedurë te rregullt.
Rasti, i cili po trajtohet si keqpërdorim i dokumentit, ka ndodhur dje rreth orës 15:00.















