Në media sot është shkruar se kushti i Pacollit për bashkim me PAN-in është mbështetja e tij në garën për Prishtinën. Këto shkrime nënkryetari i AKR-së, Agim Bahtiri, i ka hedhur poshtë për RTK-në. Po ashtu sot gjatë ditës edhe Mimoza Kusari-Lila ka deklaruar se janë të gatshëm të takohen me koalicionin PAN.
Bahtiri ka thënë se e gjithë kryesia dhe degët kanë kërkuar që i pari i AKR-së t`i hyjë garës për kryeqytetin.
Mediat sot kanë shkruar për mundësinë e një marrëveshjeje për nivel qendror ndërmjet koalicionit PAN dhe AKR-së për garën në Prishtinë. Kjo marrëveshje thuhet se është kusht për bashkëpunimin e AKR-së me koalicionin PAN në nivel qendror. Por këto pohime në medie, Bahtiri i ka hedhur poshtë.
Në ndërkohë Mimoza Kusari-Lila, kryetare e Alternativës, po ashtu është cituar në medie sot se ajo ka deklaruar që është e hapur për një takim me përfaqësues të koalicionit PAN.
Edhe Ilir Deda, përmes telefonit ka konfirmuar për RTK-në një gjë të tillë. Por që ka hedhur poshtë mundësin e një bashkëpunimi me koalicion PAN.















