Nga Gjergj Thanasi
Në një cikël shkrimesh kam trajtuar problemin e shumëfishtë të klandestinëve dhe azilkërkuesve shqiptarë të ndërthurur me krimin ordiner e të organizuar shqiptar të mbështetur nga segmente të pushtetit rilindas dhe madje me raste të shartuar me xhihadistët e Daesh-it. Tashmë ky problem po bëhet shqetësues për BE-në dhe aleatët tanë në NATO. Nga Porti i Koperit në Portin e Cuxhaven-it nga Franca në Angli nga Holanda deri në Rumani (shqiptarët klandestinë në Rumani-kulmi!!!) mediat dhe organet ligjzbatuese po japin alarmin për kërcënimin shqiptar. Minarja nuk mund të futet më në thes.
Bushatiti të jashtëm të Rilindjes ministri i brendshëm i Francës ia shkuli veshët si për azilkërkuesit edhe për bandat e strukturuara kriminale. Kryebashkiaku Tosi i Veronës në takimin e tij me Veliajn kishte vetëm dy halle: të miturit shqiptarë të pashoqëruar me të afërm, të cilët bëhen barrë e komunave italiane dhe “eksportin” e plehrave italiane në Shqipëri. Ahmedi kryebashkiaku maroken (burgmajsteri) i Roterdamit punë ditësh do vijë në në Tiranë pikërisht për problemin e azilkërkuesve shqiptarë dhe rritjen me progresion gjeometrik të krimit e kriminelëve shqiptarë në Holandë.
Geishat e Rilindjes
Fatkeqësisht geishat aq të promovuara nga Kryeministri Rama po bëjnë të pamundurën për të futur “minaren” e krimit në “thesin” e grisur të Rilindjes. Drejtoresha e Kufirit dhe Emigracionit në Ministrinë e BrendshmeAida Hajnaj pa iu dridhur qerpiku deklaron se pala holandeze (policia holandeze) nuk ka asnjë ankesë për emigrantët shqiptarë. Policia holandeze në bashkëpunim me prokurorinë mbretërore zyrtarisht ka përpiluar një raport të gjatë për parlamentin holandez me kërkesë për rivendosje vizash për shtetasit shqiptarë, por geishës drejtoreshë nuk na i paska bërë asnjë ankesë për emigrantët shqiptarë! Është po e njejta geishë, që brockullis në mediat shqiptare e të jashtme për masat e reja kufizuese për shqiptarët, që udhëtojnë drejt vendeve Schengen. Me sa duket sipas deklaratave në hava të drejtoreshës Hajnes masat e reja kufizuese nuk janë vënë nën presionin e vendeve të BE-së, por nga qefi i vetë ministrisë sonë të brendshme (Sic!).
Një tjetër geishë e rilindjes ambasadoresha jonë në Holandë Adia Sakiqi jep një intervistë për Televizionin pro qeveritar Top Channel, ku ndër të tjera gënjen ditën për diellë duke e quajtur raportin e policisë holandeze si jo ekzistent dhe që është thjesht një artikull kot gazete bazuar në intervistën me një dava polici holandez. Ambasadoresha-geishë Adia i garanton shqiptarët, se nuk do të rivendosen vizat madje spekulon edhe me një gjysëm të vërtetë. Realisht duhet, që cdo vend i BE-së të aprovojë legjislacionin për rivendosje vizash para se të bëhet realsiht vendosja e tyre, po ama edhe cdo vend në mënyrë unilaterale ka të drejtë të propozojë një rivendosje të tillë. Pikërisht këtë po kërkon zyrtarisht policia, që parlamenti holandez të aprovojë një rikthim të tillë vizash. Normalisht ne e dimë që cdo vend i BE-së duhet ta kalojë një legjislacion të tillë përfshirë edhe Portugalinë Atdheun e z. Tom Vandecasteele bashkëshortit të geishë-ambasadoreshës. Gënjeshtrat aspak diplomatike të geishës Adia të ofruara për konsum për publikun dele shqiptar në kushtet e globalizmit rezistuan vetëm 24 orë, sepse gazeta më serioze e me tirazh më të madh në Holandë, De Telegraf me një kryartikull në faqe të parë përgënjeshtronte gënjeshtrat diplomatike të ambasadores Adia. Geisha- ambasadore pa dyshim do evitonte brockullitje të tilla në intervistën me Top Channel, nëse do ishte konsultuar paraprakisht me Xhuli Kekon me eksperiencë 17 vjecare në përfaqësinë tonë diplomatike në Holandë. Vetë ambasadorja është një UFO në shërbimin diplomatik shqiptar. Dyshohet se ka një diplomë shkolle të lartë po aq sa ka një të tillë kryebashkiaku i Tiranës. Aida-geishë ambasadore në CV-në e saj thjesht shkruan se ka studiuar filozofi, por nuk jep asnjë info se, ku e ka marrë të paktën diplomën e nivelit universitar bachelor! Ajo meriton plotësisht të sharat, që Kryeminsitri Edvin u bëri diplomatëve shqiptarë si të avashtë, të leshtë dhe si të kohës së qametshme të diktaturës! Pikërisht e tillë është geisha ambasadoreshë, e cila duke kryer së paku një “faux pas” sic thuhet në zhargonin diplomatic, fyeu Holandën duke quajtur një vend droge e prostitutash, madje duke na ofruar edhe një shifër të saktë të prostitutave, që ushtrojnë biznesin e tyre në Amsterdam. Besojmë se krahas “Faux Pas-it” diplomatic geisha në fjalë ka edhe konflikt interesi me termat drogë dhe prostitute!
Fatkeqësisht Shqipëri vazhdimisht po paguan trillet, borxhet, komplekset e inferioriteti të Kryeminsitrit Edvin. Kujtojëm këtu, që ishte ky kryeministër, që e bëri Luizën për herë të dytë deputete liste edhe pse i biri kishte bërë një vrasje në mandatin e parë të së ëmës. Pasoja e deputetllëkut bis të Luizës ishte larja në gjak e Rrugës së Elbasanit nga djali kriminel i deputetes së Ramës. Kryeministri bëri ministër në Qeverinë Rama 1 dikë, vetëm se ia kishte pasur ca kohë gruan dashnore. Bëri ministre dikë, vetëm se ia kishte të bijën dashnore. Akt ky, që të kujton novelën perlë të Kutelit “Vjeshta e Xheladin Beut.” Ky Xheladin Beu i Surrelit faktikisht gjithnjë e më shumë po vepron si ajo fjala e urtë e fshatit Simon të Bajrakut të Kacinarit: pallon prifti (Rama) e paguen katuni (Shqipëria). Geisha amabsadore, që minaren e krimit, klandestinëve dhe azilkërkuesve shqiptarë më kot këkrkon ta fusë në thesin, që mban mes shalëve, u bë ambasadoreshë vetëm nga njohjet personale të kryeminsitrit Edvin me të ëmën e geishës diplomatike. Normal kështu rilind Shqipëria: e ëma i bën naftën naftës shqiptare me privatizime tip “uma-uma” sic thonë italianët, ndërsa e bija i bën…. diplomacisë shqiptare!
Në rradhët e mësipërme nuk ka misogjeni, por vec një realitet tronditës. Në rrethana të ngjashme: me azilkërkues e “dillera” droge kosovarë është edhe Sh.S. madam ambasadoreVjosa Dobruna,ambasadoreja e Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Holandës, por sillet me dinjitet, me kulturë e me finesë diplomatike jo si kjo geisha diplomate e Tiranës. Nëse ambasadoreja e Holandës në Tiranë harxhon 700 000 euro në dy vjet për gjithfarë projektesh të tipit tralala (pork barrel projects) dhe ZERO euro për problemet e azilkërkuesve, klandestinëve dhe kriminelëve shqiptarë në Holandë e në tërë Benelux-in, Sh.S madam ambasadoreja Ëilliams në Prishtinë i harxhon paratë e taksapaguesve holandezë jkovec për “Dokufest,” por edhe për projekte, që adresojnë direkt shqetësimet e mësipërme të shtetasve kosvarë në territorin holandez. Femra janë të dyja palët, por dy janë…. Dhe dy të tjerat shkëlqejnë si diplomate karriere, sa të sukseshme, aq edhe të kujdesshme e profesioniste!!!!
Veprimet e geishës diplomatike gjithsesi janë edhe “autogol” për grupet e strukturuara kriminale shqiptare të lidhura me fije të fuqishme me kupolën mavi. Nga kolegët holandezë mësojmë se policia holandeze e ka ndarë mendjen t’i godasë fort këto banda shqiptare sidomos ato të specializuara për kokainë dhe për dërgim klandestinësh në Angli përfshirë tek tuk edhe ndonjë operativ të Daesh-it. Një goditje e tillë anti kokianë do i detyrojë narkosët shqiptarë ose t’i rikthehen rrugës spanjolle ose të vazhdojnë me kokainën braziliane tranzit nëpër Portin e Gioia Tauro-s (Xhoja tauros), ku rrezikojnë të kapen kuintalët e kokainës nga financa italiane pasi të jenë spiunuar paraprakisht nga njerëzit e LSI-së tashmë armiq për vdekje me rilindasit kokainomanë të Ramës! Brockullis Adia dhe faturën e paguajnë narkosët tanë të guximshmë në Vendet e Ulta.