Çaçiq: Fitorja 6:0 nuk do të thotë asgjë para përballjes në Zagreb

E publikuar: 26/08/2017 09:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pa dy yjet më të mëdhenj, Luka Modriqin e Real Madridit dhe Ivan Rakitiqin e Barcelonës, Kroacia më 6 tetor të vitit të kaluar e kishte shkatërruar përfaqësuesen e Kosovës në futboll, duke e mposhtur 6:0, në ndeshjen e luajtur në “Loro Boriçi” të Shkodrës.

Kroacia e Kosova përballen sërish më 2 shtator, këtë herë në Zagreb, në kuadër të eliminatoreve për botërorin “Rusia 2018”. Për Kroacinë në stadiumin “Maksimir” do të luajnë edhe Modriq e Rakitiq, shkruan sot Koha Ditore.

Niveli i lojtarëve kroatë dhe përfaqësueses së Kroacisë në përgjithësi dhe po ashtu fitorja e thellë në përballjen e parë, bënë që vendasit të llogariten favorit absolut për ndeshjen në fillim të shtatorit.