Krerët e Alternativës, Ilir Deda dhe Mimoza Kusari-Lila, kanë takuar kreun e AKR-së për të folur rreth zhvillimeve të fundit në Kuvendin e Kosovës dhe përpjekjet për formimin e institucioneve.
Deda ka thënë se në takim po flitet për zhbllokimin e situatës në vend.
“Ka të bëjë më qëndrimin tonë të djeshëm mbas seancës së Kuvendit, ku kemi deklaruar se do të marrim një iniciativë për diskutime me paritë politike për zhbllokimin e situatës në Kuvend”, ka thënë Deda për Lajmi.net.
Alternativa dhe AKR-ja janë pjesë e koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës. LDK-ja, ndërkaq, është duke zhvilluar bisedime me Vetëvendosjen në përpjekje për të siguruar 61 vota si opsion alternativ qeverisës ndaj PAN-it.
















