Tiranë, 46-vjeçarja hidhet nga pallati, gjen vdekjen

E publikuar: 24/08/2017 23:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia bën me dije se rreth orës 17:10, në numrin e emergjencave 112, ka ardhur një njoftim për një grua të rënë nga lartësia, në rrugën “Kongresi i Manastirit”.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 4 dhe ambulanca, të cilët kanë konstatuar A. R., 46 vjeçe, e cila kishte rënë nga kati i katërt i pallatit ku banonte dhe është dërguar në S.Q.U., në gjendje të rëndë për jetën.

Rreth orës 19:30, mjekët e S.Q.U.-tës, kanë bërë me dije se A. R., ka gjetur vdekjen si pasojë e goditjes së marrë nga rënia nga lartësia.

Nga hetimet e kryera është mësuar se 46-vjeçarja merrte mjekim prej gjashtë vjetësh, pasi vuante nga depresioni dhe dyshohet të jetë vetëhedhur nga ballkoni i banesës së saj.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.