Shtatorja e komandantit të UÇK-së, Adem Jashari pritet që shumë shpejt të zë vend në një prej shesheve të Komunës së Lipjanit.
“Shtatorja e Komandantit Legjendar Adem Jashari po merr formë, gati për finalizim, shumë shpejtë sheshi i qytetit të Lipjanit do të ketë nderin dhe krenarinë ta mbajë Shtatoren e Heroit Kombëtar Adem Jashari”, ka shkruar ai në Facebook.


















