Deputeti i LDK-së pranon se kanë biseduar me Vetëvendosjen për koalicion të mundshëm qeverisës.
“Në momentin që nuk kalon mandatari i parë, atëherë ne kemi numrin e saktë për të hapur bisedime për qeverisje”, ka theksuar ai.
Duke folur për vazhdimin e seancës konstituive, të caktuar për nesër, Kelmendi shtoi se PAN-i do të tentojë të vazhdojë avazin e kaluar për të fituar në kohë.
“Ekziston mundësia që PAN-i mos ta nxjerr fare kandidatin për votim. Ata nuk i kanë numrat”, tha Kelmendi.
Ai deklaroi nuk ka vend që partitë të kenë vija të kuqe për njëra-tjetrën, pasi që asnjëra nuk po mund të dalë e vetme fituese në zgjedhje.
















