Tarzani i PDK-së kandidat për asamblist të komunës së Istogu(FOTO)

E publikuar: 23/08/2017 15:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të gjithë e mbajmë mend personazhin e filmit Tarzani. I quajtur ndryshe edhe mbret i xhunglës ai ka simbolizuar fuqinë e një luftëtari trim.

Por kësaj radhe nuk bëhet fjalë për personazhin e filmit. Por për një Tarzan real.

Tarzani jeton në Kosovë dhe atë në Istog. Madje Tarzani ka kandiduar për asamblist të komunës së Istogut nga radhët e PDK-së.

Tarzan Mavraj në listën pë asamblistë radhitet me numrin 13 e publikuar nga dega e kësaj partie në Istog.