Ramush Haradinaj prezanton kandidatin për kryetar të Ferizajit

E publikuar: 23/08/2017 12:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka nominuar në mënyrë zyrtare, kandidatin për kryetar të Ferizajit, Xhavit Zariqi.

Haradinaj e quajti  Zariqin si bashkëudhëtar politik në rrugën e Kosovës për liri dhe veprimtar që i ka dhënë shumë Kosovës. Për të Xhaviti është realja e Ferizajit.

“Xhavit Zariqi, është ekonomist me profesion, veprimtar i shumë proceseve deri në lirinë e Kosovës, pjesëmarrës në luftë, i burgosur politik, i angazhuar për Ferizaj dhe atdheun. Xhaviti besoj që është vërtet realja e Ferizajit, sepse ai i ka përcjell të gjitha temat, proceset e don Ferizajin, prandaj edhe u bënë zgjidhje qytetarëve” ka thënë Haradinaj, shkruan Indeksonline.

Ndërsa, kandidati për Ferizaj, Xhavit Zariqi, e quajti nder, bashkëpunimin me Ramush Haradinajn.

“Jam i lumtur që bashkëudhëtoj dhe jam rendit në krahun e Ramush Haradinaj, drejt ndërtimit dhe forcimit të institucioneve të Kosovës” është shprehur Zariqi./Indeksonline/