Memli Krasniqi: Lirak Çelaj është kandidat i PDK’së për Prishtinë

E publikuar: 22/08/2017 17:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

PDK-ja do t’i hyjë garës për kryetar të Prishtinës me Lirak Çelajn.

Memli Krasniqi, nënkryetar i PDK-së ka konfirmuar për lajmi.net se Çelaj është kandidat për kryetar të Prishtinës.

“Lirak Çelaj është kandidat i yni për Prishtinën”, ka thënë shkurt Krasniqi.

Zyrtarizimi i Çelajt do të bëhet sonte nga Kryesia e PDK-së.

Lajmi.net merr vesh se Kryesia e PDK-së do të mblidhet në orët e mbrëmjes për t’i dhënë “dritën jeshile” kandidatëve për zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

“Kryesia do të mblidhet pasi që të përfundojnë ceremonitë e varrimit të ish kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi”, ka thënë një burime brenda PDK-së.

Në garën për kryetar të Prishtinës deri me tash janë zyrtarizuar Shpend Ahmeti nga VV, Arban Abrashi nga LDK dhe Arbër Vllahiu nga AAK.