Vetëvendosje zyrtarizon kandidatin për kryetar të Kaçanikut

E publikuar: 22/08/2017 16:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lëvizja Vetëvendosje me anë të një postimi në faqen zyrtare në facebook, e ka konfirmuar se Basri Kodra do të jetë kandidat i kësaj partie për kryetar të Kaçanikut.

Kodra është zgjedhur nga aktivistët e VV-së në Kaçanik.

Lexo postimin e plotë:

Aktivistët e Qendrës së Kaçanikut, nëpërmjet parimit një anëtar një votë e kanë zgjedhur z. Basri Kodra kandidat për kryetar të Kaçanikut. E urojmë z. Kodra dhe aktivistët e Qendrës së Kaçanikut.