Artan Nimani është kandiduar nga PDK’ja për kryetar të Gjakovës

E publikuar: 22/08/2017 14:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidimi i Nimanit përveç degës së partisë në Gjakovë, është aprovuar edhe nga Këshilli Drejtues i PDK’së, raporton Gazeta Express.

Në dy palë zgjedhjet e fundit, PDK’ja në Gjakovë kishte garuar me Hajdar Beqajn për Kryetar, i cili në asnjërin rast nuk kishte arritur të shkonte deri në balotazh.

Beqaj së fundi është zgjedhur deputet i Kuvendit të Kosovës, duke fituar këtë mandat për të dytën herë.

PDK’ja në Gjakovë deri në qershor të këtij viti ka qenë pjesë e qeverisjes së Mimoza Kusari-Lilës, por kjo e fundit pak para dorëheqës nga komuna kishte shkëputur njëanshëm bashkëpunimin me PDK’në.

Aratan Nimani kundershtarë më 22 tetor do të ketë Mimoza Kusarin nga ‘Alternativa’, Adrian Gjinin e AAK’së, Driton Çaushin nga VV’ja, Bekim Ermenin nga LDK’ja dhe Fazli Hoxhen e NISMA’s. /GazetaExpress/