Pas ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi, të gjitha misionet diplomatike të Kosovës në botë janë udhëzuar që të hapin librin e ngushëllimeve në shtetet ku ata janë të akredituara.
Siç bën të ditur Ministria e Punëve të Jasthme të Kosovës, libri i ngushëllimeve do të jetë i hapur për tre ditë radhazi sipas orareve të caktuara paraprakisht nga vet misionet diplomatike në shtet respektive.
Veç kësaj, në mbështetje të vendimit të presidentit, Hashim Thaçi, të gjitha misionet diplomatike janë udhëzuar që flamujt shtetëror të ulen në gjysmështizë në vendet ku ata shërbejnë, transmeton Klan Kosova.

















