Në ambientet e Kuvendit të Kosovës kanë nisur homazhet për ish-kryeministrin e vendit, Bajram Rexhepi.
Trupi i pajetë i ish-kryeministrit të Kosovës Bajram Rexhepi ka mbërritur nga Stambolli në Prishtinë.
Arkivoli i tij ka arritur në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”.
Duke filluar nga ora 10:00 në hollin e Kuvendit të Kosovës kanë nisur homazhet.
Ai ka ndërruar jetë dje në spitalin e Stambollit, ku vuante nga sëmundja e sulmit në tru.
Personalitete të larta politike të vendit dhe të rajonit kanë ngushëlluar familjen dhe popullin e Kosovës për humbjen e kryeministrit të parë të pasluftës në Kosovë.

















