Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në mëngjes në magjistralen Prishtinë-Podujevë.
Në këtë aksident, në të cilin janë përfshirë dy automjete, sipas Policisë, ka vdekur një person dhe 4 të tjerë janë lënduar.
“Aksidenti ka ndodhur afër fshatit Sibovc rreth orës 7:00. Në këtë aksident ka mbetur i vdekur shoferi i njërës prej automjeteve të përfshira në aksident dhe katër persona janë lënduar, tre prej të cilëve rëndë“, ka thënë për Kallxo.com komandanti i Policisë së Trafikut për Rajonin e Prishtinës, Milaim Fejzullahu.
Një qytetar ka dërguar fotografi nga vendi i aksidentit ku shihen dy automjete pothuajse tërësisht të shkatërruara.