Ishte shpallur e vdekur, gjendet në pyll studentja (Foto)

E publikuar: 21/08/2017 00:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një studente, e cila mbijetoi e vetme në pyll për rreth një muaj, ka zbuluar plagët e saj tronditëse. Sipas njoftimeve, ajo është shfaqur vetëm dy ditë pasi ranë poshtë akuzat penale kundër saj.

Lisa Theris, 25 vjeç, nga Louisville i Alabamës, u gjet e përhumbur  në një autostradë,dhe me trupin të mbuluar nga balta dhe gërvishjtje, pasi kishte kaluar gati katër javë vetëm në pyll. Sipas Daily Mail, ajo doli nga pyjet vetëm dy ditë, pasi akuzat kundër saj ranë sepse u konsiderua e vdekur.

Studentja ishte krejtësisht e zhveshur nëpër pyll, ndaj në fotografi shfaqet trupi i saj i mbuluar nga kafshimet e insekteve. Lëkura e saj është plasaritur nga dehidrimi sepse për të qëndruar gjallë pinte ujë të pistë dhe shtrydhte lagështinë nga flokët e saj.

Lisa tha për NBC12: “Unë bëra vetëm atë që munda. E dija që kur kisha etje më duhej të pija, pa marrë parasysh nëse uji ishte i pistë. Më duhej të konsumoja sa më shumë që të ishte e mundur, edhe pse ndonjëherë mund të më sëmurte. Por falënderoj Zotin për manaferrat. Kishte gjithmonë manaferra. “

Lisa çalonte zbathur nëpër pyll për 25 ditë, duke kërkuar shenja qytetërimi. Ajo u shpreh: “Ju nuk mund të imagjinoni se sa e madhe ishte ajo zonë. Nuk mund ta besoja. Unë vazhdoja të mendoja se do të gjeja një person apo një shtëpi, edhe nëse do të ishte bosh, por nuk kishte asgjë. Asgjë, përveç natyrës.”

Studentja tregoi si përfundoi në autostradë, ku u shpëtua nga një “motorist i mrekullueshëm”, i cili i dha rroba dhe priti me të derisa të vinte ndihma. Tani duke u rikuperuar, pasi ka humbur rreth 18 kg gjatë përvojës së saj të vështirë, Lisa tha: “Unë jam shumë e lumtur që jam në shtëpi dhe po shërohem. Vetëm qëndrimi larg atij pylli për mua është gjëja më e mrekullueshme.”

Rrethanat që çuan drejt humbjes së Lisa në pyll janë ende të paqarta. Ajo është e kufizuar në atë që mund t’iu thotë gazetarëve, pasi është ende nën hetim, raporton NBC. Por dy burra,Manly Davis, 31 vjeç dhe Randy Oswald, 36 vjeç, të cilët u arrestuan për  grabitje të një shtëpize gjuetie në Midway, janë pyetur për zhdukjen e saj, pasi është pretenduar se Lisa ishte me ta, por nuk donte të ishte pjesë e vjedhjes dhe vrapoi në pyll për t’iu shpëtuar./ tvklan.al