A kishte ditëve të fundit takime në mes të zyrtarëve të LDK’së dhe VV’së?
Deputeti i LDK’së, Naser Rugova duke folur për koalicionin e mundshëm midis LDK’së dhe Vetëvendosjes, thotë se këto dy parti kanë dallime të mëdha politike, ideologjike, programore, konceptuale.
Tha se ditëve të fundit, asnjë zyrtar i LDK’së nuk është takuar me përfaqësuesit e Vetëvendosjes.
“Thënë të drejtën ka pas takime të grupeve të caktuara, qoftë politike qodtë në nivel të ekspertëve me Vetëvendosjen por duhet të jemi të sinqertë: Jemi larg me Vetëvendosjen. Ka diskrepanca të mëdha, ideologjike, politike, programore, konceptuale dhe ditëve të fundit nuk kam informacione që dikush nga LDK’ja por edhe grupi parlamentar i LDK’së ka pasur takime zyrtare me VV’në për mundësinë e ndërtimit të institucioneve të vendit”, tha Rugova për televizionin 21.
Naser Rugova, thotë se asnjë deputetë i LDK’së nuk do ta votoj Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit por as Ramush Haradinaj për kryeministër.
Rugova thotë se vajza e ish-presidentit Ibrahim Rugova, Teuta Rugova e ka të drejtën e vet kushtetuese për të votuar sipas vullnetit të saj, por, beson se edhe vota e saj do të jetë kundër Kadri Veselit dhe Ramush Haradinajt.















