Sot rreth orës 08:00 ka ndodhur një aksident trafiku në hyrje të Obiliqit, konkretisht afër termocentarlit “Kosova A”- njoftojnë lexuesit e Gazetës Express.
Përderisa policia ka dalur në vendin e ngjarjes nuk është raportuar për persona të lënduar.
Ndërkohë që policia vazhdimisht po bën apel për kujdes të shtuar në trafik. Qindra gjoba po shqiptohen çdo ditë për kundërvajtësit e trafikut.
Bazuar në statistikat e Policisë së Kosovës numri i aksidenteve vazhdimisht po rritet.