Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka dënuar sulmin fizik ndaj kolegut Parim Olluri, i ndodhur në orët e vona të së mërkurës në rrugën Bajram Kelmendi në Prishtinë, afër banesës së tij.
Reagimi i AGK’së:
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënon sulmin fizik ndaj kolegut Parim Olluri, i ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së sontme.
AGK kërkon nga organet e sigurisë që të zbulojnë këtë rast në afat optimal pasiqë sulme të tilla, në themel dëmtojnë lirinë e shprehjes dhe medias.
AGK i uron shërim të shpejt kolegut Olluri si dhe bashkëshortës së tij, të cilët kanë pësuar lëndime trupore gjatë sulmit.
Kolegu Olluri dhe bashkëshortja e tij janë trajtuar në QKUK.
AGK do të përcjell me vëmendje këtë rast duke kërkuar efikasitet nga organet e drejtësisë.
Me respekt,
Bordi i AGK-së

















